Ja si Serbia zbaton marrëveshjen me targat "Proba" (Video)
Lokale

Ja si Serbia zbaton marrëveshjen me targat "Proba" (Video)

18.Aug.2015 22:05
0
Qytetarët e Kosovës të cilët po marrin rrugën drejt Serbisë, respektivisht Luginës së Preshevës me makinat e tyre me targa RKS, po vazhdojnë të përballen me aplikimin që Serbia ka vendosur, përdorimin e targave të përkohshme në territorin e saj.

Qytetarët nga Kosova të cilët të sot kanë vendosur të kalojnë në Luginë me veturat me targa të Kosovës u detyruan që ato t’i ndërrojnë, duke i zëvendësuar me ato “Proba”.

Rasti i cili është raportuar nga qytetarët në portalin Titulli.com është regjistruar në pikëkalimin Muçibabë-Depcë në Preshevë.

Përveç pagesës, drejtuesi i mjetit është dashtë që në këtë vendkalim të ndryshojë targat RKS në mënyrë që të vazhdojë rrugëtimin drejt Preshevës.

Aplikimi i targave “Proba” për veturat me regjistrim të Kosovës, sidomos ato RKS, ka ngjallur pakënaqësi tek qytetarët, derisa është paralajmëruar reciprociteti edhe nga pala kosovare, në rast të mos heqjes së kësaj barriere.

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se muajin e ardhshëm (në shtator) do të kërkojnë që pala serbe t’i largojë nga aplikimi tabelat “Proba” për qytetarët e Kosovës, në të kundërtën, sipas saj, edhe Kosova do të aplikojë tabela të njëjta për qytetarët e Serbisë./Titulli.com/

VIDEO

 

Materniteti mirëpret nënat e Luginës, vizita e Titullit shoqërohet me një lindje të një foshnje-mashkull (foto)
PVD-UDSH, me një listë zgjedhore në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration